Hektor Beqiri viziton Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë: “Kosova duhet të bëjë më shumë për ta!”

Dy ditë para zgjedhjeve, atdhetari i shquar dhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Hashim Thaçit, Hektor Beqiri, ka udhëtuar drejt Hagës për të vizituar ish-presidentin dhe bashkëluftëtarët e tij, transmeton portali DrenicaOnline.

Beqiri ka theksuar se Qeveria e re duhet ta ketë prioritet kthimin e tyre në Kosovë, duke e quajtur Hagën një vend ku drejtësia ka dështuar dhe padrejtësia është bërë normë.

“Deri në ditën kur këtu nuk do të mbetet askush i yni, unë do të jem i rregullt me vizita! Kosova duhet të bëjë më shumë për ta!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuza ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë