Floriana Rugova fton qytetarët për mbështetje: “Vetëm edhe dy ditë na ndajnë nga fitorja e madhe”

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Floriana Rugova, ka bërë një thirrje publike për qytetarët, duke kërkuar mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ajo thekson se momenti për një të ardhme më të mirë për Kosovën po afron dhe fton votuesit ta përkrahin me votën e tyre.

“Të dashur miq, momenti për një të ardhme më të mirë për Kosovën po afron! Vetëm edhe dy ditë na ndajnë nga fitorja e madhe. Ju ftoj të më jepni mbështetje me votën tuaj më 9 shkurt. Voto 131, voto Floriana Rugova 81. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!” – ka deklaruar Rugova.

Kandidatura e saj po merr mbështetje nga strukturat e PDK-së dhe qytetarët që besojnë në programin e saj politik. Zgjedhjet e 9 shkurtit pritet të jenë vendimtare për të ardhmen politike të vendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë