Betim Gjoshi mbyll fushatën në Gllanasellë: “Fushatë dinjitoze, betimi në fitore”
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738964260955-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga PDK, Betim Gjoshi, ka mbajtur takimin e fundit të fushatës në Gllanasellë të Drenasit, ku falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë 30 ditëve të kësaj gare elektorale.
“Për 30 ditë patëm një fushatë dinjitoze dhe plot energji pozitive. Falënderoj kandidatët për deputet për garën e mirë dhe të ndershme, si dhe strukturat e degës dhe aktivistët në Drenas për organizimin e shkëlqyer të kësaj fushate model”, u shpreh Gjoshi.
Ai gjithashtu ftoi qytetarët që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të madh të PDK-së, i cili do të mbahet nesër në Prishtinë, duke ritheksuar besimin në fitore më 9 shkurt.