Bekim Jashari i jep mbështetje Nuredin Lushtakut drejt rrugës për në Kuvend të Kosovës

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-IDEAL, Nuredin Lushtaku, ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit të përbashkët për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjatë fushatës, Lushtaku ka pasur nderin të ketë pranë edhe Bekim Jasharin, një nga bashkëthemeluesit e IDEAL-it, i cili ka dhënë një kontribut të madh për zhvillimin e Skenderajt dhe Kosovës.

“Faleminderit nga zemra të gjithë aktivistëve të IDEALIT, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë këtyre ditëve të fushatës. Angazhimi i tyre është një shenjë e qartë e besimit dhe përkushtimit të madh që ka ky koalicion për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,” tha Lushtaku.

Me vetëm dy ditë mbetur deri në ditën e zgjedhjeve, koalicioni AAK-Nisma-IDEAL është i bindur për fitoren e tij të përbashkët, e cila do të sjellë ndryshime të mëdha për Kosovën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë