Bekim Haxhiu në Skenderaj: Mbështetje e fuqishme nga mësimdhënësit për PDK-në dhe Bedri Hamzën
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738959240337-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka zhvilluar një takim me mësimdhënësit e Komunës së Skenderajt, ku është pritur me përkrahje të madhe.
Haxhiu theksoi rëndësinë e investimeve në arsim, duke premtuar se PDK do të punojë për rritjen e pagave për mësimdhënësit me 50% dhe për projekte madhore, si digjitalizimi i shkollave, për të siguruar një arsim më cilësor në Kosovë.
“Mbështetja e mësimdhënësve për PDK-në dhe programin e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, është një tregues i qartë se ndryshimi dhe zhvillimi janë të pashmangshëm. Arsimi është prioritet, dhe ne do të angazhohemi për të përmirësuar kushtet e mësimdhënies dhe të ardhmen e brezave të rinj,” deklaroi Haxhiu.
Takimi në Skenderaj u zhvillua në një atmosferë entuziaste, ku u ritheksua besimi se Partia Demokratike e Kosovës do të dalë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit.