Aurora Berisha mbyll fushatën në Gllanasellë: “Bashkë do të festojmë fitoren e madhe të PDK-së”

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka mbajtur takimin e saj përmbyllës të fushatës në Gllanasellë, fshatin e saj të origjinës, ku është pritur me entuziazëm nga banorët.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, Berisha shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë gjithë fushatës, duke theksuar se përkrahja e bashkëvendësve të saj i ka dhënë forcë dhe motiv për të vazhduar më tej. Ajo u zotua se do të angazhohet maksimalisht për përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe për një Kosovë më të zhvilluar.

“Mbështetja juaj më ka dhënë forcën dhe vullnetin për të qenë zëri juaj në Kuvend. Ju falënderoj nga zemra për besimin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme. Më 9 shkurt, bashkë do të festojmë fitoren e madhe të PDK-së,” u shpreh Berisha.

Takimi në Gllanasellë u zhvillua në një atmosferë pozitive, ku qytetarët e pranishëm shprehën mbështetje të fuqishme për PDK-në dhe kandidaturën e Berishës, duke u shprehur optimistë për një fitore të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë