Altin Krasniqi: Mbështetja nga Gllanasella na bën më të përgjegjshëm, ora e fitores po afrohet!
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Altin Krasniqi, ka përmbyllur takimet me qytetarët në Gllanasellë, vendlindjen e heroit të kombit Fehmi Lladrovci, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për PDK-në dhe qytetarët e Kosovës.
“Mbështetja e madhe nga nëndega e Gllanasellës dhe aktivistët e fshatrave Godanc e Çikatovë e Vjetër na bën edhe më të përgjegjshëm në përfaqësimin e qytetarëve në Kuvendin e Republikës sonë,” u shpreh Krasniqi.
Ai falënderoi veçanërisht Shtabin Zgjedhor dhe shefin e tij, kryetarin Ramiz Lladrovci, për mbështetjen e pakursyer dhe disiplinën gjatë gjithë fushatës.
Duke qenë në prag të zgjedhjeve, Krasniqi ftoi qytetarët që të mobilizohen dhe të dalin masivisht në votime më 9 shkurt, për ta çuar drejt fitores Partinë Demokratike të Kosovës.
“Ora e fitores po afrohet!” – përfundoi ai.