Valon Grabovci: Prizreni i tha “Po” fitores së PDK-së dhe Bedri Hamzës Kryeministër!
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Valon Grabovci, ka shprehur entuziazmin e tij pas një tubimi festiv në Prizren, ku qytetarët kanë shprehur mbështetjen për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
“Sonte në qytetin historik të Prizrenit, qytetarët i thanë ‘Po’ Partisë Demokratike të Kosovës dhe Bedri Hamzës për kryeministër! Në mënyrë festive si sonte, në gjithë Kosovën fitorja është e jona,” ka deklaruar Grabovci.
Ai ka falënderuar mbështetësit për përkrahjen e madhe, duke theksuar se PDK-ja është e gatshme për ta udhëhequr vendin drejt një të ardhme më të mirë.