Hektor Beqiri: Ramiz Lladrovci, kampion i qeverisjes së mirë dhe luftëtar i drejtësisë
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738856936621-750x430.jpg)
Atdhetari i shquar dhe ish-bashkëpunëtori i presidentit Hashim Thaçi, Hektor Beqiri, ka vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke e cilësuar atë si një nga liderët më të suksesshëm në pushtetin lokal, transmeton portali DrenicaOnline.
Beqiri theksoi se Lladrovci është një “luftëtar i pakompromis kundër korrupsionit, vendimeve të paligjshme dhe uzurpimit të pronës publike”, duke e vlerësuar si një shembull të qeverisjes së ndershme dhe transparente.
“PDK e ka krenari suksesin e tij. Ai ka dëshmuar se është një zbatues i përpiktë i ligjit, një lider që nuk i frikësohet sfidave dhe një kampion i qeverisjes së mirë”, u shpreh Beqiri.
Ai shtoi se përkrahja për Lladrovcin duhet të jetë e plotë, duke theksuar se ai ka marrë gjashtë herë vlerësime në nivel kombëtar për qeverisjen e tij.
“Ramizi i jep shpirt punës, ligjit dhe besimit qytetar për trajtim të barabartë. PDK ka arsye të jetë krenare me të”, përfundoi Beqiri./DrenicaOnline/