Hajdar Beqa: “Energji dhe mobilizim maksimal – së bashku drejt fitores!”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me anëtarët dhe mbështetësit e PDK-së në Kodrën e Trimave, ku është pritur nga familja e nderuar Kalaja.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe përkushtimin e qytetarëve, duke theksuar mobilizimin e madh për fitore.
“Energji dhe mobilizim maksimal në çdo anë – së bashku drejt fitores,” – ka shkruar Beqa, duke e shoqëruar mesazhin me hashtagët #PDK131 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #HajdarBeqa31 #MaMirë.
PDK po vazhdon fushatën zgjedhore me takime në të gjitha komunat e Kosovës, me synimin për të siguruar mbështetje të gjerë për kandidatët e saj dhe për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.