Hajdar Beqa: “Drenasi festoi fitoren e PDK-së që po vjen më 9 shkurt!
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738825828537-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e madhe që qytetarët e Drenasit i dhanë PDK-së në tubimin e mbrëmshëm.
Ai e cilësoi këtë tubim si më shumë se një aktivitet politik, duke thënë se ishte një festë për fitoren e sigurt të PDK-së më 9 shkurt.
“Entuziazmi dhe besimi i qytetarëve treguan qartë se ndryshimi është i pashmangshëm dhe se ‘Kosova mundet më mirë’ nuk është vetëm një slogan, por një vizion që po bëhet realitet. Fitorja është afër!”, ka deklaruar Beqa.
Në këtë tubim, kandidatët e PDK-së dhe kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza, prezantuan programin e tyre për zhvillimin e vendit, duke u zotuar për një qeverisje më të mirë dhe më të përgjegjshme për qytetarët.
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#HajdarBeqa31