Aurora Berisha: Fitorja e PDK-së më 9 shkurt është e pandalshme

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Aurora Berisha, ka shprehur bindjen e saj për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se besimi dhe mbështetja për partinë vetëm po rritet.

“Kjo u pa sot edhe në takimin e Shtabit zgjedhor të degës së PDK-së në Drenas, ku diskutuam për mbarëvajtjen e deritashme të fushatës zgjedhore si dhe përgatitjet për tubimin përmbyllës, i cili do të mbahet më 8 shkurt në Prishtinë”, ka deklaruar Berisha.

Ajo gjithashtu ka zhvilluar një takim me gratë në fshatin Muzeqinë të Shtimes, ku ka prezantuar programin e PDK-së për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

“Mbështetja e fuqishme për PDK-në u dëshmua edhe në këtë takim, dhe jam e bindur se fitorja e PDK-së më 9 shkurt është e pandalshme,” ka shtuar ajo.

#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#AuroraBerisha68

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë