Shasivar Haxhijaj në Lagjen e Spitalit: “Çdo takim sjell më shumë besim dhe vendosmëri”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shasivar Haxhijaj, ka zhvilluar një takim me banorët e Lagjes së Spitalit në Prishtinë. Takimi është mbajtur në shkollën “Pavarësia”, ku qytetarët u bashkuan për të diskutuar mbi vizionin dhe programin e PDK-së.

Në fjalën e tij, Haxhijaj theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për forcimin e besimit mes qytetarëve dhe strukturave të partisë.

“Mbrëmë në shkollën ‘Pavarësia’, u bashkuam me qytetarët e Lagjes së Spitalit në misionin tonë për një Kosovë më të fortë. Çdo takim sjell më shumë besim dhe vendosmëri për të ardhmen që duam,” tha ai.

Kandidati i PDK-së përsëriti mbështetjen e tij për liderët e partisë dhe për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen PDK-së në këtë proces zgjedhor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë