Shahin Dervishaj: Mikpritje e jashtëzakonshme në Lagjen 3 të Skenderajt!
Kandidati për deputet nga PDK, Shahin Dervishaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për pritjen e ngrohtë që i bënë banorët e Lagjes 3 në Skenderaj.
Ai theksoi se qytetarët, të rinj e të moshuar, janë të mobilizuar për fitoren e PDK-së dhe të Bedri Hamzës më 9 shkurt.
“Kosova mundet 77 herë më mirë! Faleminderit për besimin dhe mbështetjen!” – tha Dervishaj.