Ramiz Lladrovci mbështetë Isak Nezirin për deputet: Afarist i suksesshëm, vlerë e shtuar për Parlamentin
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka dalë në mbështetje Isak Nezirit, kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së.
Lladrovci në një postim në rrjetet e tij sociale ka thënë se Isak Neziri do të jetë vlerë e shtuar e Parlamentit të ardhshëm të Kosovës.
“Veprimtarë të shquar nga mërgata, i kanë qëndruar pranë nevojave dhe interesave të atdheut. Kështu ishte në vitet ’80, ’90, gjatë luftës tonë çlirimtare edhe në kohën e fuqizimit të shtetit dhe shtetësisë. Isak Neziri, ka një jetëshkrim sa interesant aq edhe të suksesshëm, me jetë të vështirë por tepër të vlerësueshme, andaj, kandidatura e tij, pres të marrë përkrahje nga qytetarët. Isaku ka numër 99 në Listën e PDK-së, për Kosovën ma mirë, Bedri Hamzën kryeministër”, ka shkruar ai.
“Isaku me shpirtin ndërmarrës, me punë të jashtëzakonshme, ka dëshmuar se çdo mërgimtar ka mundësi me pasë sukses nëse ka pasion punën, përkushtimin dhe qëndrueshmëri, veti që sot ju duhen shumë të rinjve tanë. Vota për Isak Nezirin me numër 99, është votë për Kosovën ma mirë, është votë për qytetarët e Drenasit, për interesin nacional, për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, votë për mërgimtarët që dhanë shumë për lirinë e Kosovës”, thotë Lladrovci.