Lulzim Nika viziton kompaninë “WINTECH” në Drenas: “Bizneset vendore janë shtylla e zhvillimit ekonomik”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Nika, ka vizituar sot kompaninë “WINTECH” në Drenas, e cila operon në disa sektorë të prodhimit dhe ka krijuar vende të shumta pune, duke eksportuar në tregjet evropiane dhe në Kanada.
Gjatë vizitës, Nika ka diskutuar me përfaqësuesit e kompanisë për sfidat ekonomike në Kosovë dhe rëndësinë e mbështetjes për bizneset vendore, të cilat ai i cilësoi si shtylla kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.
“Me Bedri Hamzën kryeministër, do të jetë më mirë edhe për bizneset! Mbështetja për sipërmarrësit tanë është thelbësore për rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës,” u shpreh Nika.
Ai ritheksoi përkushtimin e tij dhe të PDK-së për krijimin e një klime më të favorshme për bizneset, me masa konkrete që ndihmojnë në zhvillimin e sektorit privat dhe fuqizimin e ekonomisë vendore.