Hajdar Beqa takon Azem Sylën: “Bashkë fituam betejat e luftës, bashkë fitojmë më 9 shkurt”
Kandidati për deputet nga PDK, Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën, me të cilin ndau kujtime nga lufta dhe diskutoi për sfidat e reja politike.
“Bashkë kaluam sfida të mëdha, bashkë fituam të gjitha betejat në kohë lufte! Sot, qëndrojmë sërish krah për krah për të fituar edhe betejën më të rëndësishme më 9 shkurt”, tha Beqa, duke shprehur vendosmërinë e tij për zgjedhjet e ardhshme.
Ai ftoi qytetarët që të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidaturën e tij, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.