Ferat Shala: Drenasi, bastion i PDK-së dhe mbështetje e fuqishme për Bedri Hamzën!

Ferat Shala, kandidat për deputet nga PDK, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të qytetarëve të Drenasit ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka theksuar se Drenasi ka qenë gjithmonë një forcë e pathyeshme për PDK-në dhe përkrahja e qytetarëve për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, është një tregues i qartë i besimit të fuqishëm në këtë parti dhe programin e saj për një Kosovë më të mirë.

Shala ka falënderuar qytetarët për angazhimin dhe mbështetjen e palëkundur, duke shtuar se fitorja e PDK-së më 9 shkurt do të jetë një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës. Ai ka kërkuar që qytetarët të vazhdojnë të mbështesin këtë forcë politike dhe të bëhen pjesë e një ndryshimi të madh që do të sjellë prosperitet dhe zhvillim për të gjithë.

Ferat Shala, i njohur për angazhimin e tij për mirëqenien e qytetarëve, ka ftuar qytetarët të votojnë për PDK-në dhe të kontribuojnë në realizimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.

#PDK131
#FeratShala16

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë