Besim Mulaj thirrje të rinjve: “Vota juaj është fuqia e ndryshimit!”

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besim Mulaj, ka bërë një thirrje të fuqishme për të rinjtë e Kosovës, duke i ftuar ata që më 9 shkurt të jenë vendimtarë për të ardhmen e vendit.

“Ju nuk jeni e ardhmja – ju jeni e tashmja! Ju jeni ndryshimi!” theksoi Mulaj, duke shtuar se është koha për të ndërtuar një Kosovë ku të rinjtë nuk largohen, por ndërtojnë jetën dhe karrierën e tyre me dinjitet.

Ai u zotua për një qeverisje që ofron shkollim cilësor, vende pune të mirëpaguara dhe një Kosovë që i bën të rinjtë krenarë për shtetin e tyre.

“E ardhmja nuk vjen vetë, ajo ndërtohet me vendime të zgjuara! Me votën tuaj, Kosova ecën përpara,” përfundoi ai.

✅ Voto LDK 124
✅ Voto Dr. Sci. Besim Mulaj – Nr. 79

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë