Bekim Haxhiu takon minatorë dhe mësimdhënës në Mitrovicë: “PDK do të sjellë zhvillim dhe rritje pagash!”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka zhvilluar një takim me minatorë, mësimdhënës dhe qytetarë të Mitrovicës, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre mbi qeverisjen aktuale.

“Pakënaqësitë e tyre ndaj kësaj qeverie të papërgjegjshme janë të mëdha, dhe entuziazmi për fitoren e PDK-së më 9 shkurt është i jashtëzakonshëm,” tha Haxhiu.

Ai theksoi se qeveria e ardhshme me kryeministër Bedri Hamzën do të fokusohet në zhvillimin ekonomik, reformimin e arsimit, rritjen e pagave për 50% dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

✅ PDK 131
✅ Bedri Hamza Kryeministër
✅ Bekim Haxhiu – Kamishi 109

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë