Xhevahire Izmaku në Vushtrri: “Gratë, forca dhe zemra e shoqërisë sonë”
Kandidatja për deputete nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me gratë dhe vajzat e Vushtrrisë, duke vlerësuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në familje dhe shoqëri.
Në një postim, Izmaku theksoi se gjatë kësaj gare elektorale është afruar edhe më shumë me gratë dhe vajzat e Kosovës, duke marrë prej tyre forcë dhe motivim për të vazhduar përpara.
“Gratë janë forca dhe zemra e shoqërisë sonë! Me përkushtim dhe guxim, ato janë shtylla e familjes dhe e komunitetit. Bashkë për një të ardhme më të fortë, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë”, u shpreh ajo.
Nisma Socialdemokrate po vijon takimet me qytetarët në kuadër të fushatës, duke theksuar angazhimin për politika që fuqizojnë gratë dhe rininë.