Shkrimtari Sahitaj: Aurora Berisha është profesioniste, e meriton të jetë deputete
Shkrimtari Reshat Sahitaj ka lavdëruar kandidaten e PDK-së për deputete, Aurroa Berisha.
Ai ka vlerësuar se Berisha është një profesioniste e dalluar, e cila ka treguar rezultate në punët e saj të deritanishme.
Në profilin e tij në “Facebook”, Sahitaj ka lavdëruar edhe familjen e kandidates për deputete.
“Aurora Berisha, është kuadër i kualifikuar dhe e suksesshme në punën e saj të gjertanishme në komunen e Drenasit. Eshtë e martuar në Panorc, në familjën e pasardhësve të Miftar Hasanit , që mbreti Karagjorgji e vuri në pushkatim. Aurora Berisha rrjedh nga një familje më traditë patriotike, por edhe e martuar në çerdhën e UҪK-së. Qytetarët tanë duhët t’i votojnë më të mirët. T’i votojnë ata/ato të cilët gjatë punës së tyre kanë treguar sukses dhe nëse e fitojnë besimin tuaj, ne u japim mundësi të kontribuojnë edhe më shumë si parlamentarë të shtetit tonë”, ka shkruar Sahitaj.
(Pjesë speciale e marketingut)