Patriot Krasniqi takon mbështetësit në Shalë: “Organizimi i paraprin festës së madhe më 9 shkurt”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Patriot Krasniqi, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me mbështetësit e tij në Shalë, në një organizim të mundësuar nga miku i tij, Besnik Drenica.
Krasniqi shprehu mirënjohjen për Besnikun dhe gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim politik. Ai theksoi se organizimi i mbrëmshëm është një hap i rëndësishëm drejt suksesit të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
“Kur ke miq si Besniku, gjithçka është më e lehtë dhe rezultatet janë të pashmangshme. Organizimi i sotëm i paraprin festës së madhe që do të kulmojë mbrëmjen e 9 shkurtit”, u shpreh Krasniqi.
PDK po vijon fushatën me takime të shumta në terren, duke mobilizuar strukturat dhe mbështetësit për një rezultat të fortë në zgjedhjet e ardhshme.