Artan Behrami: Kërkesa për hetimin e Jack Smith dërgohet në Kongresin Amerikan
Kandidati për deputet nga PDK dhe ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka njoftuar se kërkesa e tij për të hetuar Jack Smith është dërguar në Departamentin Ligjor të Kongresit Amerikan.
“Mbrëmë kam marrë konfirmimin nga zyra e kongresmenit Keith Self se kërkesa ime është pranuar dhe pritet të shqyrtohet! Kjo është vetëm iniciativa e parë, nuk do të ndalem as brenda Kuvendit për të adresuar të gjitha padrejtësitë e katër vjetëve të fundit të Gjykatës Speciale”, ka deklaruar Behrami.
Ai ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për të mbrojtur të drejtat e ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për proceset që ai i cilëson të padrejta.
#PDK131 ✅
#BedriHamza1 ✅
#ArtanBehrami75 ✅