Zbulohet personi që gjuajti me armë zjarri në Klinë dhe përfundoi në ndalim, cak kishte qentë endacakë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të dielën në fshatin Qupevë e Ulët në Klinë. I dyshuari që shkrepi armën u kap nga Policia dhe tashmë ndodhet në mbajtje, ndërsa janë zbuluar detajet e reja, raporton Gazeta Sinjali.

Fatmirësisht persona të lënduar nuk ka pasi i dyshuari e zbuloi se cak i gjuajtjes me armë ishin qentë endacakë në fshat, por i njëjti përfundoi në pranga.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është Ali Gashi, rreth 44-vjeçar.

Pas intervenimit në vendin e ngjarjes, i dyshuari u kap nga Policia dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim, ndërsa arma e përdorur është konfiskuar bashkë me fishekët dhe gëzhojën e gjetur.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim policor dhe inicimin e hetimit ndaj të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë