Xhevahire Izmaku: Qeveria e ardhshme e opozitës!

Kandidatja për deputet në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Xhevahire Izmaku, është shprehur se Qeveria e ardhshmë do të jetë e ndërtuar nga opozita.

Izmaku, gjatë një interviste ka thënë se përfaqësuesit e opozites janë duke punuar fort dhe duket që është rikthy antarsia tek opozita.

“Du me e besu jemi tu punu fort që qeverisja dhe qeveria e ardhshme të jetë e ndëtuar nga opozita. Komplet përfaqësuesit e opozites janë duke punuar fort dhe duket që është rikthy antarsia tek opozita. Une mendoj që ka me pasë mundësi me ndërtu një qeverisje të mirë mbi parimë bazë që e kemi rikthimin e një pozicioni të favorshëm të Kosovës që është gjithqka për neve.”, ka thënë Izmaku në kanal 10.

Ndërsa theksoi se nuk kena as lluks as kohë me pritë me vazhdu kjo gjendje agonie ku Kosova nuk shihet më në linjat e para të ndërtimit

“Pra na nuk kena as lluks as kohë me pritë me vazhdu kjo gjendje agonie ku Kosova nuk shihet më në linjat e para të ndërtimit të atyre marëdhënjeve të para që na i kemi bo mbi gjakun e derdhur të njerëzve tanë”, tha Izmaku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë