Nuredin Lushtaku në Drenas: Mbështetje e fuqishme për koalicionin AAK-NISMA-IDEAL
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA-IDEAL, Nuredin Lushtaku, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Drenasit, ku ka marrë mbështetje të madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Drenasi është forca e ndryshimit për Kosovën Fituese! Faleminderit nga zemra për besimin dhe përkrahjen tuaj ndaj vizionit tonë për një të ardhme më të mirë”, ka deklaruar Lushtaku.
Ai ka theksuar se përkrahja e qytetarëve është një hap i rëndësishëm për suksesin e koalicionit dhe realizimin e objektivave të tij.
#Voto137
#NuredinLushtaku5
#KosovaFituese