Nuredin Lushtaku dhe Ramush Haradinaj vizitojnë degën e OVL-UÇK-së në Drenas

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA-IDEAL, Nuredin Lushtaku, së bashku me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, kanë vizituar sot degën e OVL-UÇK-së në Drenas.

Gjatë takimit, ata diskutuan për sfidat dhe problemet me të cilat përballen veteranët e UÇK-së, duke u zotuar se do të jenë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

“Veteranët e UÇK-së kanë dhënë gjithçka për lirinë e vendit dhe është obligimi ynë të sigurojmë që të drejtat e tyre të mbrohen dhe të respektohen,” tha Lushtaku.

Haradinaj, nga ana e tij, theksoi rëndësinë e përkrahjes institucionale për këtë kategori dhe premtoi angazhim të plotë për adresimin e kërkesave të tyre.

Koalicioni AAK-NISMA-IDEAL vazhdon fushatën e tij, duke u fokusuar në çështjet e veteranëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë