Ngritën gishtërinjtë në Skenderaj sikur paramilitarët serbë, Vetëvendosje dënohet me 35 mijë euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 35 mijë euro.

Kjo për disa ankesa të deponuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ankesat ndërlidheshin për gjuhën fyese në fjalimet e kryeministrit, ofendimet ndaj përkrahësve të PDK-së në Skenderaj dhe sulmet ndaj Sami Lushtakut.

Në mesin e ankesave të bazuara që çuan në gjobitjen e Vetëvendosjes është edhe ankesa se në tubimin e tensionuar në Skenderaj u ngritën ”tre gishta lartë, gjest i cili është simbol ekskluziv serb, i cili në tri vitet e fundit ka marrë ngjyrime nacionaliste, pasi u përdor nga forcat paramilitare serbe në luftërat e zhvilluara në Ballkan”.

Vendimi i plotë:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë