Lulzim Nika: Tersteniku rikonfirmon mbështetjen për PDK-në

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Lulzim Nika, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e Terstenikut, në Oden e familjes së madhe Bazajt.

Nika u shpreh mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të banorëve të kësaj zone, duke theksuar se PDK-ja vazhdon të jetë zgjedhja kryesore për ta.

“Mbështetja që po marrim nga Tersteniku dhe e gjithë Drenica është konfirmim se më 9 shkurt PDK-ja do të dalë fituese. Faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj të palëkundur,” tha ai.

#PDK131 ✅
#BedriHamza1 ✅
#LulzimNika96 ✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë