Ky është kandidati për deputet nga diaspora, i cili po merr përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët
Në çdo hap që ka marrë, Shahin Dervishaj, ka dëshmuar se sfidat nuk janë asnjëherë fundi i rrugës, por vetëm mundësi për të shkuar më larg, shkruan Gazeta Infokus.
Nga Drenica në Gjermani, nga lufta për mbijetesë në ndihmën për zhvillimin ekonomik, ai është një dëshmi e fuqishme e asaj që mund të arrish me përkushtim, vizion dhe besim të palëkundur në atdhe.
Sot, ai është një ndër biznesmenët më të suksesshëm në Gjermani, por më shumë se kaq, Dervishaj ka vendosur që gjithë eksperiencën ta sjell në Kosovë.
Ky kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njeh më së miri realitetin e Kosovës, pasi vite më parë ai ka përjetuar mundimet dhe vështirësitë në këtë vend.
Ndërsa, që nga dita kur filloi fushatën për deputet nga diaspora, ai ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme, duke ngjallur shpresën e qytetarëve se ky vend do të bëhet #ma mirë.
Mbi të gjitha, ai është një njeri i shpresës dhe kjo shpresë po shtrihet përmes mbështetjes masive që po merr nga qytetarët e Kosovës, të cilët Dervishajn po e shohin si një lider të vërtetë, të ndjeshëm dhe të përkushtuar.
Shihet qartë se fushata e tij nuk është vetëm një kërkesë për vota, por një thirrje për bashkim, një thirrje që ky është momenti kur të gjithë së bashku mund të krijojmë një Kosovë më të fuqishme dhe më të drejtë.
Me humanizmin e tij të veçantë, ai ka fituar zemrat e të gjithëve. Ai është një njeri që di të dëgjojë, që di të ndihmojë, dhe që po sjell një mesazh të qartë “Kosova ka nevojë për njerëz që e duan, që e ndihmojnë dhe që e besojnë në të”.
Kosova ka nevojë për liderë që e duan dhe që janë gati të punojnë për të. Shahin Dervishaj është ai lider.
Me numrin 77, votoni për një të ardhme të ndritur, votoni për Shahin Dervishaj./Gazeta Infokus/