Fadil Demaku: Respekt dhe mirënjohje për familjet e dëshmorëve në Drenicë

Kandidati për deputet nga PDK, Fadil Demaku, ka shprehur nderimin e tij për familjet e dëshmorëve të Drenicës, duke vizituar familjen e dëshmorit Bejtë Rexhepi dhe familjarët e dëshmorëve Rexhep Rexhepi dhe Hajzer Rexhepi.

“Isha shumë i nderuar nga nëna dhe vëllezërit e dëshmorit Bejtë Rexhepi, si dhe familjarët e dëshmorëve Rexhep Rexhepi dhe Hajzer Rexhepi. Këto janë familje të respektuara, që dhanë një kontribut të madh për çlirimin e Kosovës!” – ka deklaruar Demaku.

Ai ka theksuar se sakrifica e këtyre familjeve është një udhërrëfyes për të gjithë dhe se PDK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe përkrahjen e vlerave të luftës për liri.

#PDK131 ✅
#BedriHamza1 ✅
#FadilDemaku ✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë