Blerta Deliu- Kodra: Me Bedri Hamzën kryeministër, arsimtarët do ta kenë më mirë pas 9 shkurtit

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me mësimdhënës, arsimtarë dhe profesorë, ku ka prezantuar vizionin e PDK-së për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Ajo theksoi se me Bedri Hamzën kryeministër, pas 9 shkurtit, sektori i arsimit do të ketë mbështetje më të madhe, duke përfshirë kushte më të mira pune dhe politika që fuqizojnë rolin e mësimdhënësve në shoqëri.

“Ky ishte zotimi ynë për ta sonte, në një takim të jashtëzakonshëm që kishim së bashku,” ka deklaruar Deliu-Kodra, duke potencuar rëndësinë e investimeve në edukim për të ardhmen e vendit.

PDK vazhdon fushatën e saj, duke premtuar përmirësime në sektorë kyç të zhvillimit të Kosovës.

#PDK131
#Blerta13

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë