Besim Mulaj nga LDK: Lipjani tregoi fuqinë e ndryshimit!
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj, ka shprehur entuziazmin e tij pas një tubimi madhështor në Lipjan, ku qytetarët dëshmuan përkrahje të madhe për LDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhikun.
“Çfarë tubimi, çfarë energjie e çfarë vullneti! Kjo është LDK-ja, ky është Lipjani i Imri Ahmetit. Vetëm përpara!” – ka deklaruar Mulaj, duke theksuar se ky mobilizim është tregues i qartë i mbështetjes për ndryshimin.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 9 shkurt ta votojnë LDK-në për një Kosovë më të zhvilluar dhe të drejtë.
Dr. Sci. Besim Mulaj – NR. 79
#LDK124 ✅