Abelard Tahiri: Prishtina i jep mbështetje të fuqishme PDK-së dhe Bedri Hamzës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe që ka marrë PDK gjatë takimeve në lagjet e Prishtinës.

Sipas Tahirit, qytetarët e Bregut të Diellit, Bardhoshit dhe Qendrës së Kryeqytetit kanë treguar përkrahje të jashtëzakonshme për vizionin e Bedri Hamzës dhe platformën e PDK-së për një Kosovë më të mirë.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja elektorale dhe përgjegjësia për ta vënë në jetë platformën për një Kosovë më të mirë në çdo drejtim e në çdo pikëpamje, për çdo qytetar, për çdo familje, për çdo vendbanim, si dhe për kryeqytetin tonë, Prishtinën,” ka deklaruar Tahiri.

PDK po vazhdon takimet me qytetarët, duke e rritur entuziazmin për zgjedhjet e ardhshme.

#PDK131
#BedriHamza1
#AbelardTahiri

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë