Tragjedi në Gjakovë, vdesin tre të rinj

Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur sonte në Jabllanicë të Gjakovës, ku 3 fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.
Lajmin e ka konfirmuar major Milazim Lumi.
“Aktualisht jam duke shkuar në vendin e ngjarjes, por mund të konfirmoj se vdekjen e tre të rinjve e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Lumi për Klankosova.tv.
Gazeta Express ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të lajmit nuk janë përgjigjur.