Shasivar Haxhijaj: Mbështetje e madhe në vendlindjen time, Vrellë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shasivar Haxhijaj, është pritur me entuziazëm në Vrellë, vendlindjen e tij, ku ka zhvilluar një takim me banorët e kësaj ane dhe të fshatrave përreth.
“Sonte pata një ndjenjë të veçantë në Vrellën time të dashur. Banorët e saj, si dhe ata të Lubozhdës, Sudenicës, Prigodës, Orroberdës dhe Kaliqanit, janë të mençur, punëtorë dhe të përkushtuar ndaj vendit”, u shpreh Haxhijaj.
Ai falënderoi kryetarin e PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, për organizimin, si dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për angazhimin e tij. Haxhijaj ritheksoi se me bashkëpunim dhe përkushtim, e ardhmja do të jetë më e mirë për të gjithë.






