Shasivar Haxhijaj: Gruaja Demokratike në Istog, shembull i fuqizimit dhe përkushtimit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shasivar Haxhijaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me qindra gra nga komuna e Istogut, ku u diskutua për fuqizimin e rolit të gruas në politikë dhe shoqëri.
Në këtë tubim, të mbajtur në prani të kryetarit të degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, si dhe kandidateve për deputete, u theksua rëndësia e angazhimit të grave në vendimmarrje dhe hapësirat që PDK ofron për ta.
“Gruaja është shtylla kryesore e çdo familjeje, ndërsa familja është themeli i një shoqërie të fortë dhe të suksesshme,” tha Haxhijaj, duke shprehur përkushtimin e tij dhe të PDK-së për të mbështetur gratë në të gjitha sferat e jetës.
PDK vazhdon fushatën e saj me moton “Kosova Fituese”, duke e konsideruar fuqizimin e grave si një nga prioritetet kryesore për një të ardhme më të mirë.
#PDK131✔️
#BedriHamza1✔️
#MemliKrasniqi2✔️
#ShasivarHaxhijaj52✔️





