Nuredin Lushtaku: “Lagjja 2 në Skenderaj me mbështetje të fuqishme për Kosovën Fituese 137”

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-Ideal, Nuredin Lushtaku, ka zhvilluar një takim me banorët e Lagjes 2 në Skenderaj, ku mori përkrahje të madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Sonte, bashkë me Lavdije Deliun, takuam banorët e kësaj lagjeje, të cilët shprehën mbështetje të fuqishme për fitoren e koalicionit tonë”, ka thënë Lushtaku.

Ai u shpreh i bindur se angazhimi i përbashkët do të sjellë suksesin e koalicionit “Kosova Fituese 137”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë