Lavdije Deliu merr mbështetje të madhe nga të afërmit

Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-Nisma-Ideal, Lavdije Deliu, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me familjarët nga ana e dajëve, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e tyre në këtë garë zgjedhore.
“Faleminderit për mbështetjen!” – ka shkruar Deliu, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes familjare në rrugëtimin politik.
Koalicioni “Kosova Fituese” synon të sjellë ndryshime të mëdha me programin e tij, duke kërkuar votën e qytetarëve më 9 shkurt.