Lavdije Deliu: “Lagjja 2 në Skenderaj, e gatshme për Kosovën Fituese 137”
Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-Nisma-Ideal, Lavdije Deliu, ka takuar banorët e Lagjes 2 në Skenderaj, ku ka marrë mbështetje të madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Faleminderit banorëve të Lagjes 2, të cilët sonte treguan se e duan ndryshimin për Skenderajn dhe Kosovën” ka thënë Deliu, duke theksuar përkushtimin e saj për një të ardhme më të mirë.
Koalicioni “Kosova Fituese 137” po vazhdon takimet në terren, duke mobilizuar qytetarët për zgjedhjet e ardhshme.







