Këta janë tre të rinjtë që mbetën të vdekur në Gjakovë

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës, ku 3 fëmijë kanë mbetur të vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

IndeksOnline mëson se viktimat janë: I.Ramaj, R.Mehmetaj dhe V.Morina.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku kanë dhënë detaje të reja.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë