Ferat Shala: Tërsteniku konfirmon mbështetjen e fuqishme për PDK-në

Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, u prit me entuziazëm nga banorët e Tërstenikut, të cilët shprehën përkrahje të madhe për Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin e saj për një Kosovë më të mirë.

“Gjithandej po marrim mbështetje të jashtëzakonshme, dhe sot Tërsteniku konfirmoi se fitorja e PDK-së është e pashmangshme”, u shpreh Shala.

PDK-ja po vazhdon mobilizimin në të gjithë vendin, ndërsa mbështetja qytetare po rritet në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë