Fadil Demaku: Tersteniku konfirmon mbështetjen për fitoren e PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka zhvilluar një takim të madh me banorët e Terstenikut, ku është pritur me entuziazëm nga simpatizantët e partisë.
“Takimi në Terstenik, me kaq shumë të pranishëm, është dëshmi e vendosmërisë suaj për fitoren e Partisë Demokratike dhe themel i asaj që përfaqësoni”, u shpreh Demaku.
Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të qytetarëve për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së me Bedri Hamzën kryeministër.






