Fadil Demaku: Mobilizim i fuqishëm për ndryshim në Arllat, Llapushnik dhe Damanek

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka zhvilluar takime me qytetarët e Arllatit, Lagjes Bytyqi, Gjergjajt, Llapushnikut dhe Damanekut, ku është pritur me përkrahje të madhe.

Demaku vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve në këto takime si një deklaratë të fuqishme për ndryshimin e nevojshëm në vend dhe theksoi rëndësinë e bashkimit për një të ardhme më të mirë.

“Pjesëmarrja juaj në takimet tona në Arllat, Lagjen Bytyqi, Gjergjaj, Llapushnik dhe Damanek është më shumë se mbështetje, është një deklaratë e fuqishme se ndryshimi është i mundur kur jemi bashkë. Ju falënderoj për përkushtimin tuaj ndaj kësaj kauze dhe për qëndrimin krah nesh ndërsa përpiqemi për një të ardhme më të mirë”, tha ai.

PDK vazhdon fushatën me mesazhin e ndryshimit dhe zhvillimit, duke synuar fitore në zgjedhjet e ardhshme me kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën.

#PDK131
#FadilDemaku19
#BedriHamza1

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë