Betim Gjoshi në Terstenik: “Ky bastion i PDK-së po mobilizohet për fitore”
Kandidati për deputet nga PDK, Betim Gjoshi, ka zhvilluar një takim entuziast me strukturat dhe aktivistët e partisë në fshatin Terstenik të Drenasit.
“Tersteniku është shpirti i PDK-së. Faleminderit strukturave dhe aktivistëve që na bëni krenarë. Faleminderit për mobilizimin dhe mbështetjen për mua si kandidat dhe për PDK-në”, ka deklaruar Gjoshi.
Ai ka theksuar se mbështetja e fuqishme e qytetarëve në këtë zonë tregon përkushtimin e tyre për një të ardhme më të mirë me PDK-në në qeverisje.