Besim Mulaj: Vrella konfirmon besnikërinë ndaj LDK-së dhe vizionit rugovian

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besim Mulaj, ka zhvilluar një tubim entuziast në Vrellë, ku u prit me përkrahje të madhe nga banorët. Ai e cilësoi këtë vend si “kurorën e LDK-së”, duke vlerësuar përkushtimin e tij të palëkundur ndaj vlerave të rugovizmit.
“Si gjithmonë, Vrella ia dha besën LDK-së, duke dëshmuar përkushtimin e saj ndaj zhvillimit demokratik. Ishte nder të mirëprisnim kryeministrin e ardhshëm, z. Lumir Abdixhiku, në këtë tubim”, u shpreh Mulaj.
Ai theksoi se Vrella meriton vëmendjen e qeverisë së ardhshme dhe se është koha për rikthimin e investimeve dhe zhvillimit në këtë zonë. Mulaj përfundoi mesazhin e tij me besim të plotë në fitoren e LDK-së më 9 shkurt.