Aurora Berisha: Entuziazëm i madh në Arllat dhe Baicë për fitoren e PDK-së

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka zhvilluar takime me banorët e Arllatit dhe Baicës, ku është pritur me mbështetje dhe entuziazëm të madh.

Gjatë këtyre takimeve, Berisha theksoi se qytetarët kanë kuptuar rëndësinë e një qeverisjeje të fortë dhe të përgjegjshme, duke theksuar se Kosova mundet më mirë vetëm me PDK-në dhe Bedri Hamzën si kryeministër.

“Entuziazëm i madh për fitoren e PDK-së edhe në takimet me banorët e Arllatit dhe Baicës. Gjatë këtyre tri javëve të fushatës zgjedhore, qytetarët e kanë kuptuar se Kosova mundet më mirë vetëm me PDK-në dhe Bedrin Hamzën kryeministër,” u shpreh Berisha.

PDK po vazhdon fushatën me mbështetje në rritje në të gjitha komunat, duke synuar fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme.

#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#AuroraBerisha68

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë