Arta Vokshi-Nallbani shpreh ngushëllime për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës ku humben jetën tre fëmijë

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arta Vokshi-Nallbani, ka reaguar me dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë të Gjakovës, ku kanë humbur jetën tre fëmijë.

Përmes një mesazhi prekës, Vokshi-Nallbani shprehu ngushëllimet e saj për familjen e prekur dhe theksoi se kjo është një humbje e rëndë për të gjithë.

“Me zemër të thyer dhe dhimbje të madhe mësova tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës, ku paskan humbur jetën tre fëmijë. Kjo është një nga ato momentet kur jeta na vë përballë një humbjeje kaq të madhe, sa shpirti të copëtohet. 💔 Ngushëllime.”

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa institucionet janë mobilizuar për të hetuar rrethanat e kësaj tragjedie.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë