Arbiana Xhemajli: Faleminderit, Sllatinë e Epërme, për mbështetjen e madhe!

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arbiana Xhemajli, ka shprehur mirënjohjen e saj për banorët e Sllatinës së Epërme, të cilët i pritën me entuziazëm gjatë tubimit zgjedhor.

Në fjalën e saj, Xhemajli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes qytetare për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar.

“Me mirënjohje të madhe, ju falënderojmë për mikpritjen dhe pjesëmarrjen në tubimin tonë. Mbështetja dhe bashkëpunimi juaj janë dëshmi e forcës për vendin tonë. Le të ecim përpara së bashku! Faleminderit nga zemra!”, u shpreh ajo.

PDK vazhdon fushatën me përkrahje të fuqishme në të gjitha komunat e Kosovës, duke synuar fitore në zgjedhjet e ardhshme.

#PDK131
#ArbianaXhemajli62

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë